Mjalti Manuka: 100% ushqim natyral, nga Zelanda e Re me shije dhe konsistencë të fortë. Ai I cili përdoret nga Algem Natura ka një indeks metilik 500 dhe një aktivitet mesatar antibakterial të lartë të barabartë me 15+. Mjalti është në përputhje me rregullat e HACCP 825/2004.
Altea oficinalis: zbutës, qetësues dhe me veti mbrojtëse për mukozën e rrugëve të frymëmarrjes si rezultat i prezencës së lëndës ngjitëse të depozituar në rrënjët e saj. I përdorshëm në rastet e çrregullimit të balancës së sekrecioneve të aparatit të frymëmarrjes.
Adhatoda Vasika: përbërësit aktivë të gjetur në gjethet e bimës Adhatoda kanë veti bronkodilatatore. Bima rrit fluiditetin e sekrecioneve bronkiale dhe funksionimin e mirë të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
Plantago major L.: kryen një veprim zbutës dhe qetësues në mukozën orofaringeale dhe ndihmon funksionimin e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
Timo (Thymus vulgaris): përbërësi aktiv i gjetur në gjethe, ndihmon fluiditetin e sekrecioneve të bronkeve dhe funksionimin normal të aparatit të sipërm të frymëmarrjes.
Mjalti Manuka dhe ekstraktet bimore të Altea (Althæa officinalis), (Plantago major L), Adhatoda vasika (Adhatoda vasica nees) dhe Timo (Thymus vulgaris), Mjalti I përdorur vjen nga zonat e pakontaminuara të Zelandës së re, me një indeks metilik 500 dhe një aktivitet mesatar prej 15+ ekuivalent me një aktivitet antibakterial të lartë.
Rrufa e zakonshme (common cold)
Rinosinusitet
Trakeobronkitet
Bronkiti akut
Pneumonia
Acarimet e astmës bronkiale
Këshillohet të merret 5/10 ml të matur me një lugë, dy deri në tre herë në ditë.
Meqenëse është një produkt natyral mund të precipitojë në fund. Këshillohet të tundet përpara përdorimit.
Algem Natura Sed Junior nuk përmban gluten dhe laktozë.
Nuk ka asnjë efekt anësor të njohur të lidhur me përdorimin e këtij produkti. Shmangni marrjen e tij nëse njihni mbindjeshmërinë ndaj një ose më shumë përbërësve të tij.