Përshkrimi
INTESTIVIS është një suplement ushqimor me bazë vajin esencial të Pimpinella anisum , koprës dhe kamomilit të cilat ndihmojnë për të ruajtur gjendjen e shendetshme fiziologjike gastrointestinale, të fëmijëve dhe të rriturve me dhimbje barku dhe meteorizëm . Ai është një produkt me origjinë bimore që lehtëson fryrjen. Nëpërmjet kombinimin e të tre vajrave esenciale anise, kopër dhe kamomil ai përmirëson tretjen, eliminon spazmat e zorrëve, fryrjen, kapsllëkun dhe stimulon oreksin. Është vërtetuar se përbërësit aktivë të secilit nga tre vajrat esencialë shërbejnë si laksativ të moderuar dhe nxisin gjithashtu normalizimin e peristaltikës së traktit gastrointestinal.
Vaji esencial i Pimpinella anisum rregullon tretjen, parandalon fryrjen, ka efekt antispazmatik dhe për këtë arsye përdoret për trajtim dhe profilaksi për dhimbjet e barkut, dispepsinë, flatulencën, çrregullimet funksionale të traktit gastrointestinal, të përziera, të vjella dhe ka gjithashtu veti antiseptike.
Vaji esencial i Foeniculum vulgare përdoret si trajtim karminativ ( qetësues I fryrjeve), eliminon spazmat e stomakut , dhe është një agjent antimikrobik.
Vaji esencial i Anthemis nobilis ka veti baktericide, qetësuese, koleretike, anti-inflamatore, ka gjithashtu efekte antispazmatike dhe analgjezike.
Përbërja
Sasitë për 5 ml tretësirë:
Vaj esencial anise (Pimpinella anisum) – 1,67 mg
Vaj esencial kopër (Foeniculum vulgare) – 1,67 mg
Vaj esencial i kamomilit (Anthemis nobilis) – 1,67 mg
Fushat e Përdorimit
- Flatulencat ( fryrjet ne traktin GI)
- Kolikat tek infantët
- Aerofagia
- Kolikat intenstinale
- Crregullimet funksionale të traktit intenstinal
- Rënie e oreksit
Udhëzimet për përdorim
Fëmijët nga 0 deri në 1 vjeç: ½ lugë çaji (2.5 ml) 2 herë në ditë.
Fëmijët nga 1 deri në 3 vjeç: 1 lugë çaji (5 ml) 2 herë në ditë.
Fëmijët nga 3 deri në 6 vjeç: 1 lugë çaji (5 ml) 2-3 herë në ditë.
Fëmijët nga 6 deri në 12 vjeç: 2 lugë çaji (10 ml) 2 herë në ditë.
Fëmijët mbi 12 vjeç dhe të rriturit: 1 lugë gjelle (15 ml) 2 herë në ditë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar. Perdor nje gotë matëse për dozën e produktit.
Kundërindikacionet
Nuk ka efekte anësore të njohura të lidhura me përdorimin e këtij produkti. Shmangni përdorimin e tij në rast të mbindjeshmërisë së njohur ndaj një ose më shumë të përbërësve të tij.
Paketimi
Tretësirë 150 ml në një shishe. 1 shishe me një fletëpalosje në kuti kartoni.