2,200ALL
HelicoTer është një suplement dietik I cili përdoret në pacientët me ngarkesë të lartë në stomak, të Helicobacter pylori.
Një kapsulë përmban: Përbërës aktiv: Lactobacillus reuteri DSM 17648 I njohur ndryshe si Pylopass ; Përbërësit ndihmës: xhelatinë ushqimore; agjent përforcues: celulozë; Agjentët kundër grumbullimit: kripërat e magnezit të acideve yndyrore, dioksidi i silikonit.
HelicoTer rekomandohet si suplement ushqimor në dietën e pacientëve me sëmundje kronike gastrointestinale, faktor rreziku i të cilit është bakteri Helicobacter pylori: gastrit eroziv, ulçerë gastrike dhe ulçerë duodenale.
HelicoTer mund t’u rekomandohet gjithashtu të rriturve dhe fëmijëve nga mosha 6 vjeç , për të rivendosur tretjen normale pas diarresë, duke përfshirë këtu edhe ato pas helmimit apo infeksioneve akute të zorrëve me karakter sezonal.
Intoleranca ndaj ndonjërit prej përbërësve.
DOZA DHE ADMINISTRIMI :
HelicoTer rekomandohet për fëmijët mbi 6 vjeç dhe të rriturit – Këshillohet të merret 1 kapsulë 1 herë në ditë pas ushqimit. Doza mund të rritet me rekomandimin e mjekut. Kohëzgjatja e rekomanduar e trajtimit është 4 javë. Para përdorimit, rekomandohet të konsultoheni me një mjek.
15 kapsula për 1 blister. 1 ose 2 blister(a) në një kuti kartoni.