Panele Elektrike
Ofrimi i zgjidhjeve të avancuara për dizajnin dhe ndërtimin e paneleve elektrike është pjesë kyçe e shërbimeve tona. Ne konceptojme dhe ndertojme panele të pershtatur sipas kerkeses dhe nevojes tuaj duke ofruar dhe garantuar kontroll, siguri dhe efikasitet maksimal në çdo aplikim elektrik duke ruajtur standartet e kerkuara.
Shërbimet tona përfshijnë:
- Dizajn, ndërtim dhe instalim profesional të paneleve elektrike, sipas standardeve ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë.
- Panele komandimi, për menaxhimin dhe kontrollin e proceseve të ndryshme.
- Panele shpërndarjeje, për shpërndarje të sigurt dhe sipas standarteve , të energjisë elektrike.
Panele automatizimi, të integruara me pajisje dhe sisteme të ndryshme industriale apo rezidenciale.
Zgjidhje të personalizuara
Çdo panel ndërtohet sipas kërkesave specifike të klientit, duke u përshtatur me nevojat teknike, hapësinore dhe funksionale të projektit.
Integrim me sisteme të automatizimit
Panelet tona mund të integrohen plotësisht me sisteme të avancuara të automatizimit si:
- KNX
- BUS System
- BMS (Building Management System)
Ne ofrojmë një zgjidhje të plotë – nga koncepti fillestar deri te zbatimi në terren – për të garantuar performancë të qëndrueshme dhe menaxhim intelegjent të energjisë