Përshkrimi
L-triptofani është një aminoacid thelbësor. Ai merr pjesë në sintezën e serotoninës, e nevojshme për rregullimin e reagimeve të sistemit nervor të tilla si tensioni psikik, ankthi, agresiviteti, nxitjet impulsive, kontrolli I cikleve fiziologjike të gjumit etj. L-triptofani është rregullator i gjendjes dhe mirëqenies psiko-emocionale.
Magnezi merr pjesë në reaksionet e pjesës më të madhe të metabolizmit, rregullon neurotransmetimin dhe aktivitetin muskular, zvogëlon eksitimin e qelizave nervore. Gjatë stresit dhe ngarkesave të larta, nevoja për magnez rritet.
Ekstrakti i thatë i Valeriana offcinalis ka veprim të larmishëm në organizëm: frenon sistemin nervor qendror, ul eksitimin e tij ; zvogëlon spazmat e organeve të muskujve të lëmuar.
Ekstrakti i thatë i Lavandula offcinalis balancon proceset në sistemin nervor qendror, përmirëson humorin, qetësinë, largon eksitimin nervor, ul agresivitetin, reaksionet histerike dhe mungesën e gjumit.
Ekstrakti i thatë i Tilia cordata është një kompleks biologjikisht aktiv substancash e vajrave esenciale, saponinat e flavonoidesh. Ka veti diaforetike, që çojnë në uljen e temperaturës së trupit. Intensifikimi i diaforezës shkaktohet nga distensioni i enëve sipërfaqësore të lëkurës, si edhe duke intensifikuar tkurrjet e zemrës dhe rritje të funksionit të gjëndrave sudorifere.
Melissa offcinalis, ekstrakti i thatë I saj, ka efekt anksiolitike, antidepresive, spazmolitike, imunomoduluese.
Ekstrakti i thatë Passiflora incarnata qetëson tensionin dhe ndihmon rregullimin e gjumit, ka një efekt pozitiv në sistemin nervor, sidomos në periudhën e çrregullimeve hormonale, është e efektshme në gjendje ankthi, tensioni, dhimbje koke dhe pagjumësi, spazma dhe rritje e presionit të gjakut, të shkaktuara nga gjendja nervore.
Eschscholtzia californica, ekstrakti i thatë I saj, përdoret në çrregullimet e gjumit, rritje të eksitimit dhe shqetësimeve nervore. Ajo ka veti qetësuese, analgjezike, anestezike, anti-inflamatore, dhe veprime hypotensive e antiaritmike.
Ekstrakti i thatë i Marticaria kamomila ka veti sudatore, largon dhimbjet, redukton proceset inflamatore, normalizon funksionin e ndërprerë të traktit gastrointestinal, zvogëlon formimin e gazrave, intensifikon dhe përshpejton frymëmarrjen duke rritur nivelet e oksigjenimit, rrit shpejtësinë e kontraktimet e zemrës, zgjeron enët që furnizojne trurin.
Calmavis në ndryshim nga adaptoli, nuk ul presionin e gjakut dhe nuk shkakton dispepsi.
Përbërja
L-triptofan, oksid magnezi, Valeriana (Valeriana officinalis L., rrënjët) d.e. tit. 0,42% acid valerenik, kamomil (Matricaria chamomilla L. lule) d.e. tit.0.3% apigeninë tot, balsam limoni (Melissa officinalis L.,gjethet) d.e. tit. 2% acid rosmarinik, lulekuqe e Kalifornisë(Eschscholtzia californica Cham., ) d.e. tit. 0.2% min. alkaloide totale, stabilizues: kroskarameloza natriumi,polivinil pirrolidon; bliri (Tilia platyphyllos Scop. et / aut Tilia cordata Miller, lule) d.e. tit. 1% flavonoidë, livando (Lavandula officinalis Chaix, me majat e luleve) d.e., agjentët e veshjes: hidroksipropilmetilcelulozë, celulozë mikrokristaline, acid stearik, glicerinë; lulja e pasionit (Passiflora incarnata L.,) d.e. tit. 4% flavonoide tot, agjentë kundër ngurtësimit: magnez stearat, dioksid silikoni; ngjyruesit: E171, E141 Agjentët përforcues: maltodekstrina, fosfati i kalciumit,celulozë mikrokristaline;
Fushat e Përdorimit
- Rritje e nervozizmit, irritabilitet, paqëndrueshmëri e humorit
- Gjendje e vazhdueshme e stresit mendor
- Çrregullime të gjumit, pagjumësi
- Sindroma e lodhjes kronike
- Neurasthenia dhe neurozat autonome me origjinë të ndryshme të cilat shoqërohen me djersitje, palpitacione, dhimbje koke dhe manifestime të tjera psikosomatike.
- Ankth i pamotivuar, frika, reaksione neurotike
- Gjendjet spastike (trakti tretës, vazospazma)
- Rritja e presionit arterial dhe intracranial me natyrë autonome ose psikoemocionale.
- Pasojat e traumave emocionale dhe fizike
Udhëzimet për përdorim
Fëmijët mbi 12 vjeç dhe të rriturit : rekomandohet të merrni 1-3 tableta në ditë sipas nevojave tuaja, mundësisht në mbrëmje me një gotë ujë.
Para përdorimit gjatë shtatzënisë dhe laktacionit, rekomandohet të konsultoheni me një mjek.
Kundërindikacionet
Nuk ka asnjë efekt anësor të njohur të lidhur me përdorimin e këtij produkti. Shmangni marrjen e tij nëse njihni mbindjeshmërinë ndaj një ose më shumë përbërësve të tij.
Paketimi
2 blistera me 15 tableta të veshura me nga 566,5 mg secila.