Përshkrimi
Ekstrakti i thatë i dredhkës (e njohur ndryshe si Hedera) dhe saponinat e saj, janë të njohura për efektin e tyre si anti-inflamator, antibakterial, mukolitik dhe antispazmatik. Ekstraktet e gjetheve të dredhkës përmbajnë saponinat dhe komponimet e tjera që mund të ndihmojnë, qetësojnë dhe pastrojnë bronket e irrituara. Kjo e bën atë një produkt natyral të dobishëm për individët që vuajnë nga problemet e frymëmarrjes si bronkiti dhe astma. Efekti qetësues mund të lehtësojë kollën dhe përmirësimin e përgjithshëm të frymëmarrjes. Përdorimi i rregullt i ekstrakteve të gjetheve të dredhkës mbështet funksionimin e shëndetshëm të mushkërive duke rritur pastrimin e mukusit. Kjo ndihmon në reduktimin e kongjestionit dhe sigurimin që sistemi respirator të funksionojë në mënyrë efikase. Vetitë anti-inflamatore të gjetheve të dredhkës gjithashtu kontribuojnë në reduktimin e inflamacionit në rrugët e frymëmarrjes, të cilat mund të jenë të dobishme tek personat me probleme kronike të frymëmarrjes
Grindelia, përdoret gjerësisht në fitoterapi, sidomos pjeset e lulëzuara të saj, të cilat përmbajnë acide – fenole (acidet ferulike, klorogjenike dhe kafeike), taninet, saponozidet si dhe flavonoidet të tilla si quercetol, kaempferol dhe apigenin. Grindelia ka edhe një esencë të përbërë nga borneol, terpineol dhe α/β-pinene, që përdoret për kollën inflamatore, bronkitin dhe ethet e barit. Kjo bimë ka veti anti-inflamatore dhe antioksiduese. Është gjithashtu antibakterial i fuqishëm falë veprimit të polifenoleve dhe saponozideve të saj. Falë vetive ekspektorante dhe antispazmatike, grindelia ndihmon në qetësimin e kollës.
Hedge mustard është një ekspektorant i njohur, i cili është përdorur historikisht kundër ngjirjes së zërit, kollës, astmës dhe dhimbjeve të fytit, po ashtu thuhet se ushtron një ndikim mesatar si diuretik në obstruksionin urinar. Veprimtaria e Sisymbrium officinale ka qenë e lidhur ngushtë me komponentët e sulfatizuar; të cilat janë të njohura për të stimuluar sekretimin e mukozës në pjesën e sipërme të traktit të frymëmarrjes, duke rritur kështu nxjerrjen e sekrecioneve.
Lulëkuqja është një bimë mjekësore tradicionale. Lulet, të cilat zakonisht bëhen ose çaj ose shurup në mjekësinë popullore, kanë një efekt analgjezik dhe qetësues. Ato përdoren tradicionalisht për tensionin nervor, pagjumësianë, nervozizmin, por edhe për kollën dhe astmën.
Blackcurrant ( Ribes nigrum) ka një përqendrim të lartë të: antocianin- substanca polifenolike, antioksidantë, vitaminë C, acid gama-linolenik (GLA). Ribes nigrum kanë qenë gjerësisht të studiuara dhe dihet se kanë veti shumë të larta antioksidante, polifenolike dhe përqendrime të bollshme të vitaminës C. Një numër I konsiderueshëm I vetive terapeutike i janë atribuar antocianinave të Ribes Nigrum. Këto antioksidantë ndihmojnë në rritjen e imunitetit duke bërë të mundur që një organizëm i fortë të luftojë infeksionet dhe viruset në mënyrë më efektive.
Përbërja
5 ml shurup përmban:
Ivy d.e. – 10 mg
(marrja në hederacoside C – 1 mg)
Grindelia d.e. – 10 mg
Hedge mustard d.e. – 10 mg
Poppy d.e. – 10 mg
Blackcurrant d.e. – 10 mg
Fushat e Përdorimit
- Semundjet inflamatore dhe jo inflamatore te traktit respirator
- Bronkiti akut dhe kronik
- SPOK
- Astma bronkiale
- Semundjet infective te traktit te siperm respirator
- Pneumonite
- Laringitet
- Faringitet
- trakeobronkitet
Udhëzimet për përdorim
Rekomandohet te administrohet pas ushqimit. Mund të shfaqet precipitimi I produktit për shkak të përdorimit të substancave natyrore të cilat nuk e komprometojnë cilësinë e produktit. Duhet tundur mirë para çdo përdorimi.
Fëmijët nga 3 deri në 12 vjeç:
1 lugë çaji (5 ml) 3 herë në ditë.
Fëmijët nga 12 vjeç dhe të rriturit:
2 lugë çaji (10 ml) 3 herë në ditë.
Kundërindikacionet
Nuk ka efekte anësore të njohura që lidhen me përdorimin e këtij produkti.
Paketimi